Merkel fillon turin dyditor në Ballkan

08.07.2015 10:25

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, fillon sot vizitën dyditore në Ballkanin Perëndimor...

Kancelarja Merkel vizitën e saj do ta filloje me Shqipërinë. Ajo në Tiranë në orët e pasdites fillimisht do të realizojë takim tet-a-tet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, më pas edhe me shefin e shtetit shqiptar, Bujar Nishanin.  

Masat të cilat do të ndërmerren për vizitën e kancelares gjermane në Tiranë do të jenë identike me ato të qëndrimit të Papa Françeskut më 22 shtator të vitit të kaluar dhe vizita e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, më 26 dhe 27 maj, kur për siguri janë kujdesur mbi 1.500 pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe gardianë, ndërsa qytetin e kanë kontrolluar edhe helikopterë policorë.

Është paraparë vonë pasdite kancelarja Merkel nga Tirana të shkojë për në Beograd. Në bisedimet me liderët shtetërorë në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, është paraparë që Merkeli të takohet me kryeministrat e këtyre vendeve dhe me ta t'i shqyrtojë marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet energjetike.

Gjatë qëndrimit të saj në Sarajevë, Merkel do ta vizitojë ekspozitën dedikuar masakrës në Srebrenicë, në vitin 1995. Vizita e Merkelit do të jetë e dyta e një kancelari gjerman në Shqipëri pas vitit 1999, kur Tiranën e ka vizituar Gerhard Shreder, 12 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis ish Gjermanisë Perëndimore dhe Shqipërisë.