Xhevat Ademi merr pjesë në sesionin e 41-të vjetor të AP të Frankofonisë
Deputeti Xhevat Ademi, kryetar i departamentit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë do të marrë pjesë në sesionin e 41-të vjetor të Asamblesë parlamentare të Frankofonisë (APF), që mbahet prej datës 7 deri më 10 korrik të vitit 2015 në Bern, Zvicër…

Në këtë sesion të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, do të marrin pjesë delegacione të 49 seksioneve nga vendet dhe rajoni, anëtare të APF-së.
Paralelisht me mbajtjen e këtij sesioni, kumtoi sot Sektori kuvendor për marrëdhënie me opinionin, mbahet edhe sesioni i 7-të i Parlamentit të frankofonëve të rinj në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë.
"Inkurajim të qasjes deri te trajnimi kualitativ për të gjithë, sfidë prioritare për Frankofoninë, është tema për debat të sesionit, ndërsa do të shqyrtohen edhe raporti i sekretarit të përgjithshëm parlamentar të APF-së Paskal Teras, raportet e komisioneve të APF-së. Është paralajmëruar edhe miratimi i propozim-rezolutave dhe rekomandimeve, si dhe çështje të tjera të lidhura me bashkëpunimin mes parlamenteve nga vendet e Frankofonisë.
