Kreditori më i madh i Greqisë është Gjermania

08.07.2015 10:40

Kreditori më i madh i Greqisë është Gjermania, tregojnë të dhënat statistikore, të paraqitura sot nga mediat belge...

Athina i ka borxh Berlinit 87 miliardë euro. Kreditori i dytë i Greqisë është Franca (66 miliardë euro), pastaj vijojnë Italia (58 miliardë) dhe Spanja (40 miliardë euro), Holanda i ka huazuar Greqisë 19 miliardë euro, Belgjika 11 miliardë euro, Austria nëntë miliardë euro.

Finlanda - gjashtë miliardë euro, ndërsa Sllovenia 1,5 miliardë euro që është katër për qind nga BPV-ja e saj.

Borxhet ndaj shteteve të eurozonës janë të përbëra nga baza e kredive nga institucionet e BE-së, sipas marrëveshjeve bilaterale kreditore.