Mustafa: MSA-ja hap rrugën drejt Bashkimit Evropian
08.07.2015 10:43
Në takimin e pestë për Dialogun e Stabilizim Asocimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian po merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa…

Mustafa ka deklaruar se aprovimi i MSA-së do të shënonte marëdhënien e parë kontraktuale me BE-në, gjë që do ta ndihmonte Kosovën edhe në ngritjen e zhvillimin ekonomik, njofton Klan Kosova.
Kryeministri kosovar është shprehur se Qeveria është e përkushtuar për reforma e luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Ky takim është duke u zhvilluar akoma por me dyer të mbyllura.
