Kosova shkatërron 1,742 armë

08.07.2015 11:08

Kosova i është bashkuar Ditës Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve të vogla më 9 korrik…

Ministria e Brendshme bën me dije se Kosova do të merr pjesë në këtë ngjarje duke shkatërruar 1,742 copë të armëve të Vbgla dhe të lehta, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)/SEESAC.

Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet nesër më 9 korrik, në ora 11.00, në Janjevë tek shkritorja. Armët e shënuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre të hetimit të krimit.