Guvernatori i BQE paralajmëron për kaos të mundshëm në Greqi

08.07.2015 11:34

Guvernatori i Bankës Qendrore të Francës, Kristian Noaje sot paralajmëroi për rrezik nga "kaosi në Greqi…

Guvernatori i Bankës Qendrore të Francës, Kristian Noaje sot paralajmëroi për rrezik nga "kaosi në Greqi, ku ekonomia ndodhet para falimentimit", ndëse Athina dhe kreditorët e saj nuk aia dalin që deri të dielën të arrijnë marrëveshje për financimin e vendit.

"Ekonomia greke është pranë katastrofës dhe prandaj është e domosdoshme të arrihet marrëveshje deri të dielën, me ç'rast do të jetë vonë dhe pasojat do të jenë të rënda", deklaroi Noaje.

Guvernatori theksoi se është "e mundur të ketë kryengritje dhe kaos në vend".

Noaje është anëtar edhe i Këshillit drejtues të Bankës Qendrore evropiane, e cila e mbështet qëndrueshmërinë e bankave evropiane.