Konfliktet ushtarake, ShBA redukton trupat e saj

08.07.2015 11:39

Ushtria e Shteteve të Bashkuara planifikon të zvogëlojë madhësinë e forcës së saj me 40,000 ushtarë, gjatë dy viteve të ardhshme...

Sipas mediave amerikane, plani pritet të shpallet zyrtarisht gjatë kësaj jave. Po sipas këtij plani, edhe 17,000 punëtorë civilë shtesë do të reduktohen nga ushtria.
 
Ushtria amerikane ka pasur rreth 570,000 trupa në vitin 2012, në kulmin e konflikteve në Irak dhe Afganistan.
 
Shkurtimi drastik si ky ka qenë për kohë të gjatë në tavolinë.