Ende aktiv zjarri në Çernobil
Ekipet ukrainase të shpëtimit ende nuk arritën të ballafaqohen me zjarrin në pyjet pranë zonës së ndaluar rreth centralit bërthamor në Çernobil, lajmëroi TASS...

Sipas të dhënave të Shërbimit shtetëror ukrainas për situata të jashtëzakonshme, në njëzet e katër orëshin e fundit shpëtuesit kanë arritur të shuajnë shtresën e bimëve në sipërfaqe prej vetëm 0,3 hektarë.
"Në mëngjes gjendja është nën kontroll. Vazhdojmë me shuarjen e të dy zjarreve të lokalizuara në sipërfaqe të tërësishme prej 5,2 hektarë", citohet në kumtesën e shërbimit.
Me planet e shpallura praprakisht është parashikuar zjarri të shuhet deri kah mesi i paradites.
Zjarri në zonën e ndaluar filloi më 29 qershor me ndezjen e barit të thatë me ç'rast ka përfshirë sipërfaqe prej 130 hektarësh, ndërsa për momentin edhe më tutje ka ndezje të bimëve të karbonizuara.
Ditëve të fundit në Ukrainën veriore, ku gjendet bërthamorja, që kishte avari prej vitit 1986, mbisundon mot i thatë dhe i nxehtë. Temperaturat e sotme janë mbi 30 gradë Celsius.
Sinoptikët parashikojnë mot i tillë të mbajë deri të shtunën, ku është e mundur freski e dobët dhe të reshura të shkurtëra të shiut.
