Botë

Stuhia e fuqishme në Poloni mori një viktimë dhe la mijëra shtëpi pa energji elektrike

08.07.2015 12:39

Territori i Polonisë natën e kaluar ishte përfshirë nga një stuhi e fuqishme, që më së shumti i goditi pjesët perëndimore të vendit, lajmëroi TASS...

Për momentin stuhia lëvizë drejt juglindjes.
 
Shërbimet për situata të jashtëzakonshme kumtuan se një person ka humbur jetën prejse një dru ka rënë mbi automobilin e tij, si dhe se mijëra shtëpi janë pa energji elektrike.
 
Dhjetëra shtëpi kanë mbetur pa kulm ndërsa nga drunjtë e rënë është bllokuar lëvizja  në rrugët kryesore dhe linjat hekurudhore.
 
Për shkak të motit të ligë në Katovicë nuk arriti të aterojë një çarter aeroplan nga Turqia, pas së cilës ai është drejtuar kah aeroporti në Bratisllavë, Sllovaki.