Maqedoni
Është grabitur pompa e benzinës së "Makpetrolit" në lagjen Çento të Shkupit
08.07.2015 13:16
Rreth orës 03:40 minuta të mëngjesit të sotëm është denoncuar se në lagjen e Shkupit Çento, më saktësisht te pompa e benzinës "Makpetrol"...

Rreth orës 03:40 minuta të mëngjesit të sotëm është denoncuar se në lagjen e Shkupit Çento, më saktësisht te pompa e benzinës "Makpetrol" nga ana e dy personave të panjohur është kryer vjedhje.
Me kërcënim me pistoletë, autorët e vjedhjes, kumtoi sot MPB-ja, nga të punësuarit e kanë marrë qarkullimin ditor të parave, duke marrë pronë të kundërligjshme prej rreth 70.000 denarësh.
Po merren masa për gjetjen e autorëve./mia
