Maqedoni

Njëzet e një kërkesa të reja për azil dje janë parashtruar deri te MPB-ja

08.07.2015 13:22

Gjatë ditës së djeshme deri te Ministria e Punëve të Brendshme janë parashtruar 21 kërkesa të reja për azil në Republikën e Maqedonisë prej 19 personave të rritur dhe 12 personave të mitur...

Siç njoftoi sot MPB-ja, të gjithë kërkuesit janë burra, ndërsa pjesa më e madhe nga kërkuesit, 12 janë me prejardhje nga Siria, 3 nga Pakistani, nga dy nga Algjeria dhe Maroku dhe nga një nga Iraku dhe Egjipti. Me këto nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri 08.07.2015 deri te Sektori për azil janë parashtruar 32 kërkesa për njohjen e së drejtës të azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, prej të cilave 23 janë nga shtetas të Sirisë për azil prej tyre gjashtë për fëmijë, pastaj tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani, nga dy kërkesa nga shtetas nga Maroku dhe Algjeri dhe një kërkesë nga shtetas nga Egjipti dhe Iraku.
 
Përndryshe në IP Qendrën për pranimin e kërkuesve të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për 08.07.2015 janë evidentuar gjithsej 59 kërkues të azilit, prej të cilëve 48 kërkues të azilit janë burra, 3 janë gra dhe 8 kërkues të azilit janë persona të mitur.
 
Në periudhën prej 19 qershorit 2015 deri 08.07.2015 në orën 08:00, janë ndarë vërtetime për gjithsej 9.510 shtetas të huaj, prej të cilëve 7.369 janë meshkuj, 1.189 femra, 907 janë fëmijë të cilët i shoqërojnë mbajtësit e vërtetimit, si dhe 45 fëmijë të tjerë për të cilët është dhënë vërtetim për konfirmim e qëllimit për dorëzimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 6.567, pastaj Afganistani - 807, Iraku - 511, Pakistani - 241, Somalia - 303, Kongo - 241, Palestina - 246 ...
 
Dje ekipet mobile të Kryqit të Kuq ofruan ndihmën e parë për 70 njerëz në stacionet hekurudhor në Gjevgjeli. Është bërë edhe transporti i dy personave në spitalin e përgjithshëm të Gjevgjelisë. Janë shpërndarë 72 shishe ujë, 12 pako UNFPA, 5 kuti bukë e thekur, 2 batanije dhe dy paketime me pelena./mia