Maqedoni
Padi penale për pesë gjykatës nga Prilepi dhe katër mjekë nga Manastiri dhe Shkupi
08.07.2015 13:44
Katër gjykatësve nga Gjykata Themelore Prilep, kryetarit të Gjykatës dhe katër mjekëve nga Manastiri dhe Shkupi...

Katër gjykatësve nga Gjykata Themelore Prilep, kryetarit të Gjykatës dhe katër mjekëve nga Manastiri dhe Shkupi, MPB u shtroi padi penale të përbashkët me të cilën të gjithë nëntë personat dyshohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe ndihmesë në vepër penale.
Nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep pohojnë se e kanë marrë padinë penale dhe përgënjeshtrojnë se ka pasur arrestime të gjykatësve.
"E morëm padinë penale dhe do të veprojmë sipas saj. Nuk ka kurrfarë arrestimesh", thotë prokurori publik nga Prilepi, Risto Shesheshki.
Katër gjykatës dhe kryetari dyshohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, ndërsa katër mjekë për ndihmesë në zbatimin e veprës penale. Nga Prokuroria thonë se kjo nuk lidhet me lëndë penale në të cilën për një person është shqiptuar dënim me burg./mia
