Maqedon
Aksident i rëndë në Shkup, humb jetën gazetarja e Radio Shkupit
08.07.2015 15:26
Suzana Todorovska-Pavllovska, gazetare në Radio Shkupin, u bë viktime e një aksidenti tragjik kur një veturë me shpejtësi të madhe u përplas me të duke e lënë të vdekur në vend...

Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen Kapishtec të Shkupit. Dëshmitarët thonë se vetura humbi kontrollin dhe përplasi 55 vjeçaren, që për momentin po qëndronte në vendkalim për këmbësorë.
Më pas vetura përfundoi në shitoret aty pranë. Edhe shoferi i veturës ka përfunduar në spital.
TVM2 i shpreh ngushëllime familjes së koleges sonë. Humbjen e saj tragjike do ta vërejë më shumë Redaksia e Kulturës në Programin e Parë të Radio Shkupit, ku kolegia jonë jepte kontributin e saj tashmë 22 vite.
