Botë
Aksident ajror mbi Karolinën e Jugut, përplaset avioni ushtarak F-16 me një privat
08.07.2015 16:09
Një avion luftarak F-16 është përplasur mbi Karolinën e Jugut me një avion të vogël privat...

Aksidenti ndodhi këtë të martë. Dy personat që gjendeshin në avionin privat kanë vdekur, ndërsa piloti i avionit luftarak arriti të hidhej me parashutë.
Aksidenti ajror ndodhi rreth 11 milje nga pista e Charleston, tha një zyrtar vendas. Avioni luftarak F-16 ishte ngritur nga baza Charleston dhe ishte me mision trajnimi.
"Sipas fakteve të para, piloti i F-16-s ishte duke folur me pikën e kontrollit në momentin e përplasjes”, tha koloneli Stephen Jost.
Menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentin ajror, duke përfshirë edhe gjendjen e arsyes se pse avionët po fluturonin aq pranë njëri-tjetrit.
Piloti i F-16-s, majori Aaron Johnson arriti të hidhej me parashutë duke i shpëtuar vdekjes, ndërsa më pas u transportua për në spital për të kryer kontrollet e nevojshme, edhe pse gjendja e tij dukej e mirë.
Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga rënia e pjesëve të avionëve, ndërsa ende nuk janë gjetur trupat e dy viktimave.
