Maqedoni
Anketa e IRI-t: Udhëheqin VMRO-DPMNE dhe BDI
08.07.2015 16:51
VMRO-DPMNE vazhdon të udhëheqë skenën politike në Maqedoni krahasuar me LSDM-në opozitare...

Rezultatet e një ankete realizuar së fundmi nga IRI, Instituti Republikan Amerikan, me seli në Uashington, nxjerrin një rejting më të lartë të partisë së kryeministrit Gruevski, krahasuar me LSDM-në e Zaevit.
23 % e qytetarëve i besojnë VMRO-së kundrejt 11% që janë përcaktuar për LSDM-në.
Edhe në skenën politike shqiptare, qytetarët vazhdojnë t’i besojnë BDI-së më shumë se PDSh-së.
BDI udhëheq me 7 për qind para PDSh-së me 3 për qind.
Sa i përket liderëve partiakë, edhe këtu vërehet situata e njëjtë. Liderët e VMRO-së dhe BDI-së kryesojnë anketën.
Në Nikolla Gruevskin besojnë 18 për qind e të anketuarve, ndërsa te Zoran Zaev besojnë vetëm 7 për qind e të anketuarve.
Tek Ali Ahmeti 6 për qind e të anketuarve besojnë, ndërsa te Menduh Thaçi vetëm 2 për qind.
Qytetarët e anketuar nga IRI thonë se VMRO-DPMNE është partia më aktive në vendbanimet e tyre.
47% e të anketuarve vlerësojnë VMRO-DPMNE-në për aktivitet, pas saj LSDM-në me 7%.
Në bllokun shqiptar më aktive është BDI me 11% dhe PDSh me 2%.
Në pyetjen se cila parti është më e përkushtuar për qytetarët, 27% nga të anketuarit në teren janë përgjigjur se është VMRO-DPMNE.
Me 13% LSDM, BDI 11%, ndërsa PDSh 2 %. Sipas anketës së Institutit Republikan Amerikan, 21% e qytetarëve konsiderojnë se VMRO-DPMNE mund të ballafaqohet më lehtë me korrupsionin dhe kriminalitetin, përderisa LSDM ka besim më të ulët për këtë temë me vetëm 7%.
Qytetarët po ashtu konsiderojnë se VMRO-DPMNE më mirë mund të realizojë agjendën e integrimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Lidhur me këtë temë, partia në pushtet ka besim me 24% të qytetarëve, ndërsa LSDM vetëm 13% besim.
Anketa është realizuar nga 6 deri më 15 qershor, duke pyetur në terren 1105 persona.
GYLTENE SINANI
