Maqedoni

Hahn për krizën politike: presim kompromis, rrezikoni edhe krizë ekonomike

08.07.2015 18:04

Eurokomisari për zgjerim të BE-së, Johanes Han, i cili është i përfshirë në procesin e bisedimeve midis pozitës dhe opozitës në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”...

Eurokomisari për zgjerim të BE-së, Johanes Han, i cili është i përfshirë në procesin e bisedimeve midis pozitës dhe opozitës në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”, ka kërkuar që liderët të jenë më fleksibilë për kompromis. 
 
“Duhet të them se pas mossuksesit në Bruksel i luta që të kthehen mbrapa dhe t`i vazhdojnë bisedimet. Aq sa kam njohuri, ka disa propozime në tavolinë dhe shumë masa për besim, por unë kërkoj që të bëjnë kompromis. Në demokraci duhet që të keni kompromis. Dhe kjo d.m.th. se dy palët duhet bashkuar kah njëra-tjetra. Është tejet e rëndësishme që dy palët ta marrin parasysh situatën e rëndë politike dhe ekonomike në vend, si dhe perspektivën euroatlantike ta mbajnë gjallë”- potencoi Hahn duke shtuar se marrëveshja e dy qershorit përmban shumë pika dhe njëra prej çështjeve kryesore ishte qeveria e ardhshme kalimtare deri në zgjedhje.
 
“Unë e kuptoj se bisedimet janë duke rrjedhur dhe dy palët duhet të vijnë deri te zgjidhja. Kjo gjë varet prej tyre. Ajo që është kontraktuar dhe ku duhet që të arrijnë është që të ketë zgjedhje deri në fund të muajit prill. Ne si institucion i BE-së, si Komision Evropian, në ndërkohë kemi punuar dhe e kemi paraqitur raportin, ku kemi treguar se çfarë duhet të ndërmerret për t`u përgatitur zgjedhje të lira dhe demokratike. Filluam që të punojmë në të, edhe partitë tjera duhet të punojnë në të, ta miratojnë, a për atë se si individualisht do të vendosin, varet prej tyre. Por, me rëndësi është që të kihet marrëveshje”- thotë Hahn.
 
Sipas tij, është me rëndësi që të përgatiten zgjedhje të lira dhe demokratike, atëherë njerëzit do të vendosin për liderët e tyre se kush do ta udhëheq këtë vend. Hahn, gjithsesi, thotë se është i shqetësuar për situatën pasi po humbet shumë kohë, e kjo po e përkeqëson edhe situatën ekonomike.
 
“Papunësia është thuajse në 30 për qind. Të gjitha vendimet për investime të kompanive të huaja janë në pritje. Mendoj se mbi 30 vendime janë në pritje. Dhe këtu është çështja e emigrantëve, e cila tregon se vendi duhet të bëjë shumë”- shprehet Han në intervistën për Radio “Evropa e Lirë”. 
 
BESIM ABDULLAI