VMRO-DPMNE: ftojmë Zaevin të publikojë gjithçka që ka
Por, megjithëse kreu i ekzekutivit vazhdon të heshtë...

Por, megjithëse kreu i ekzekutivit vazhdon të heshtë, reagimi i VMRO-së ka qenë i menjëhershëm.
“Zaev u frikësua nga zgjedhjet e parakohshme, sepse tanimë është i sigurt se do t’i humbasë të njëjtat. Zoran Zaev dhe LSDM-ja nuk duan zgjedhje, frikësohen prej tyre dhe ikin, sidomos pas anketës së sotme të IRI-t. Zoran Zaev e di se zgjedhjet e ardhshme do t`i humbasë, prandaj edhe ikë prej tyre. Sot u dëshmua se Zoran Zaev dhe LSDM po i shfrytëzojnë incizimet e montuara për kërcënime klasike ndaj shtetit dhe interesave të tij”- thuhet në reagimin e VMRO-së.
“Zoran Zaev po ikë nga marrëveshja e dy qershorit, të cilën vet e nënshkroi, dhe përkrahës i të cilës ishte Bashkimi Evropian. Zoran Zaev tregoi se atë e intereson vetëm se si ta çlirojë vetveten nga krimet, kërcënimet, korrupsionin e mitmarrjen të cilën e pa i tërë opinioni. Sot u dëshmua se Zoran Zaev dhe LSDM-ja, përmes krijimit të krizës së thellë politike, dëshiron që në mënyrë negative të ndikojë në rritjen e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Zaev në vazhdimësi po kërcënohet me publikimin e bisedave të montuara për rastin “Monstra” dhe për shkak të asaj se ne jemi të bindur se nuk ka asgjë kontestuese në tërë atë rast, sot publikisht apelojmë që të publikojë gjithçka që ka pa vonesa. VMRO-DPMNE periudhën e ardhshme do ta shfrytëzojë për organizimin e strukturës partiake për përgjigje ndaj skenarëve të zeza të përgatitura dhe organizuara nga Zoran Zaev”- thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
