Botë
Uashington, Obama pret kreun komunist të Vietnamit
08.07.2015 19:14
Barack Obama shtrëngroi duart me udhëheqësin e Partisë Komuniste vietnameze...

Barack Obama shtrëngroi duart me udhëheqësin e Partisë Komuniste vietnameze, sekretarin e Përgjithshëm Nguyen Phu Trong, të cilin e priti në Zyrën Ovale në Uashington.
Ky është i pari takim i këtij niveli, qëkur marrëdhëniet mes dy vendeve u normalizuan 20 vite më parë.
Korriku i këtij viti shënon 4 dekada, që prej përfundimit të luftës së Vietnamit. Presidenti amerikan deklaroi se, marrëdhëniet dypalëshe sot janë me përfitim për secilën palë.
