Maqedoni
Prodhuesit e grurit të ndarë rreth çmimit blerës
08.07.2015 20:43
Bujqit të cilët sot morën pjesë në takim në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave...

Bujqit të cilët sot morën pjesë në takim në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë të ndarë rreth çmimit blerës të grurit prej 11 denarëve për një kilogram që ofruan mullisët.
Disa thonë se frytin nuk e japin, derisa nuk arrihet një çmim më i lartë, ndërsa të tjerët se shuma është e mirë dhe nëse prodhuesit ofrojnë cilësi më të mirë do të marrin edhe çmim më të mirë.
Takimi i sotëm është vazhdim i atyre dy paraprake, ndërsa e inicioi ministri resor Mihail Cvetkov. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Agjencisë për ushqim, si dhe nga Inspektorati për bujqësi.
Përpunuesit ofruan 11 denarë për një kilogram gru prej së cilës bëhet bukë, ndërsa për çdo cilësi më të dobët, siç thanë, çmimi do të jetë më i ulët. Nëse, megjithatë u ofrohet grur premium, atëherë ndoshta do të ofrojnë edhe çmim më të lartë, por kjo vetëm mund të jetë punë për marrëveshje mes të dy palëve./mia
