Botë
Rusia vë veton për mocionin që do ta njihte masakrën e Srebrenicës si “gjenocid”
08.07.2015 21:22
Rusia i ka vënë veto një rezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të kishte përshkruar masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë si “gjenocid”...

Katër anëtare të Këshillit absetuan, ndërsa pjesa tjetër ishin “pro” kësaj rezolute.
Në këtë rezolutë shkruhej se “pranimi i masakrës së Srebrenicës si gjenocid, është një parakusht për pajtimin e të dy shteteve”.
Por, ambasadori i Rusisë në këtë institucion ndërkombëtar e quajti rezolutën “jo konstruktive dhe të motivuar politikisht”.
Vrasja e 8 mijë myslimanëve, burra dhe djem nga forcat serbe, llogaritet si njëra ndër masakrat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore në Europë.
Ky mocion ka zemëruar Serbinë, e cila ka kundërshtuar fuqishëm sepse nuk dëshiron që masakra e Srebrenicës të njihet si “gjenocid”.
