Maqedoni

Ministri Poposki për vizitë në Vatikan

08.07.2015 21:38

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Gruevski sot në Vatikan u takua me sekretarin për marrëdhënie me shtetet, monsinjorin Pol Riçard Galager...

Gjatë takimit, kumtoi MPJ, vend qendror mori perspektiva e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Fronit të Shenjtë.
 
Të dy vendet gjatë dy dekadave të kaluara kultivojnë marrëdhënie të miqësisë, mirëkuptim të ndërsjelltë dhe mbështetje, bazuar në lidhje të rëndësishme historike, vlera shpirtërore dhe kulturore dhe tradita të ndara në mënyrë të ndërsjelltë, vlerësuan ministrat Poposki dhe Galager.
 
Në atë drejtim, siç ceket, bashkarisht u konstatua roli konstruktiv i Republikës së Maqedonisë në promovimin e dialogut ndërfetar, respektimin e liriven fetare, si fundament me vlerë e bashkëjetesës shoqërore.
 
Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit sektorial ndërmjet dy vendeve përmes një sërë propozimesh dhe nismash të cilat në muajin e ardhshëm do të fusin dinamikë të përforcuar në relacionet e ndërsjellta, para së gjithash, në sferën e kulturës, këmbimin e përvojave në mbrojtjen e trashëgimisë kishtare, arsim dhe shëndetësi./mia