Botë

Iran siguroi kredi prej një miliardë dollarëve për Sirinë

08.07.2015 22:00

Presidenti sirian Bashar al Asad nënshkroi ligj me të cilin miratohet marrja e kredisë së re prej një miliardë dollarëve...

Presidenti sirian Bashar al Asad nënshkroi ligj me të cilin miratohet marrja e kredisë së re prej një miliardë dollarëve nga aleati kryesor rajonal Irani, lajmëroi agjencia siriane e lajmeve SANA.
 
Marrëveshja për kreditim është ndërmjet dy bankave shtetërore - Bankës komerciale siriane dhe Bankës eksportuese zhvillimore të Irnait.
 
SANA të martën lajmëroi se marrëveshja është nënshkruar më 19 maj dhe se është miratuar nga Parlamenti sirian.
 
Paratë do të përdoren për financimin e mallrave dhe shërbimeve dhe implementimin e projekteve, thekson SANA, pa theksuar hollësi të tjera./mia