Dita e mysafirëve të lartë në "Kampusin veror 2015"

09.07.2015 10:05

Në poligonin e armatës "Krivollak" sot do të mbahet Dita për mysafirë të lartë i "Kampusit veror 2015"...

Në poligonin e armatës "Krivollak" sot do të mbahet Dita për mysafirë të lartë i "Kampusit veror 2015", në suaza të së cilës do të realizohet stërvitja në të cilën do të prezantohet trajnimi taktiko-luftarak me transportues autoblinda, trajnim mjekësor, operacione urbane, trajnim me mjete shpërthyese të improvizuara, ndërmjetësim dhe negociata, si dhe media trajnim.

Qëllimi i kampusit veror, në të cilin marrin pjesë kadetë dhe studentë nga 10 vende, është të njihen me sfidat e operacioneve post-konfliktuoze me të cilat ata mund të ballafaqohen në të ardhmen. Kampusi veror, njoftoi MM, jep mundësi unikate për kadetët, studentët dhe instruktorët t'i shqyrtojnë sfidat, kufizimet në përpjekjet për vendosjen e paqes.