FMN-ja e konfirmoi stabilitetin makroekonomik të Maqedonisë

09.07.2015 10:09

Investimet në infrastrukturë, rritja e eksportit falë investimeve direkte të huaja në zona dhe rritja e lartë kredituese mbesin nxitës kryesorë të rritjes ekonomike në vend, përfundon FMN në deklaratën përfundimtare pas vizitës së rregullt të misionit të Maqedonisë...

Me 3,2 për qind është projektuar rritja nga ana e FMN-së, Maqedonia do të ketë një nga rezultatet më të mira ekonomike në rajon.

Klima e mirë e biznesit ka kontribuar  për tërheqjen e investimeve të huaja direkte të cilat e kanë rritur eksportin dhe kanë hapur vende të reja të punës, shënon FMN në raport. Si rreziqe të cilat realisht  mund të reflektohen në rritjen ekonomike, Fondi i citon pasigurinë politike të skenës vendore, si dhe situatën në Greqi.

FMN konstaton se janë arritur të ardhura më të larta buxhetore nga planifikimet, veçanërisht tatimi i fitimit,  nëse të ardhurat sipas bazës së tatimit të vlerës së shtuar  dhe të ardhurat jotatimore janë më të ulëta se sa që është planifikuar. Së bashku me harxhimet më të larta për rroga në polici dhe investimet në paisjen siguruese, sipas FMN-së mund të rezultojë me deficit buxhetor prej 4 për qind.

FMN-ja në deklaratë thekson se Maqedonia në vitin 2008 ka hyrë në krizën ekonomike botërore me një nga shkallat më të larta të borxhit publik në Evropë, e cila është rritur në mënyrë adekuate me rritjen e ekonomisë dhe është e lidhur me përkrahjen  e ekonomisë përmes investimeve publike në projektet infrastrukturore. Ashtu siç vazhdon procesi i rikuperimit nga kriza dhe konsolidimi fiskal, qëllimi i Maqedonisë duhet të arrijë deficit nën 3 për qind deri në vitin 2017, ashtu siç është planifikuar nga ana e Qeverisë. Ato e përshëndesin dhe e vlerësojnë si hap të vërtetë sjelljen ligjore të rregullave fiskale.

Fondi vlerëson se sektori financiar mbetet i shëndetshëm. Bankat, duke i përfshirë edhe dy banka greke në vend, janë mirë të kapitalizuara, me likuiditet të lartë dhe të siguruara me depozita vendore. Kujdesi i rritur nga ana e pushtetit monetar duhet të përgjigjet  në efektet eventuale nga kriza greke, nënvizon Fondi.