Boko Haram ofron këmbim - vajzat e robëruara për prijës ushtarak

09.07.2015 10:12

Ekstremistët nga grupi Boko Haram ofruan të lirojnë mbi 200 vajza dhe gra të rrëmbyera vitin e kaluar nga një Konvikt në qytetin Çibok, në këmbim të lirimit të prijësve të tyre ushtarakë të cilët po i mbajnë forcat qeveritare, deklaroi një aktivist për të drejta të njeriut...

Aktivisti tha se oferta e Boko Haram ka të bëjë vetëm me vajzat nga shkolla në Çibok në verilindje të Nigerisë, rërmbimi i të cilave në prill të vitit 2014 shkaktoi reagim të ashpër ndërkombëtar dhe fushatën "Kthejini vajzat tona", e cila arriti madje edhe deri në Shtëpinë e Bardhë.

Ekstremistët e Boko Haram edhe vitin e kaluar i ofruan qeverisë së presidentit të atëhershëm të Nigerisë, Gudllak Xhonatan të lirojnë 219 nxënëse në këmbim të 16 pjesëtarëve të zënë rob të grupit ekstremist, tha aktivisti , i cili mori pjesë në negociata edhe atëherë edhe tani, ndërkaq kërkoi anonimitet. Këmbimin atëherë e parandaloi shërbimi nigerian i zbulimit.

Këshilltari i presidentit nigerian Muhamed Buhari, Femi Adesina fundjavën e kaluar tha se Qeveria e vendit "nuk kundërshton" për negociata me Boko Haram. "Shumica e luftërave, sado që të jenë të përgjakshme dhe të ashpra, shpesh përfundojnë në tryezë negociuese", tha ai.

Pjesëtarë të Boko Haram vitin e kaluar në Çibok rërmbyen 274 vajza dhe gra, kryesisht të fesë krishtere, prej të cilave disa arritën të ikin në ditët e para, me çka në robëri mbetën 219. Në video xhirimin e publikuar në maj të vitit 2014 shihen qindra prej atyre vajzave se si mbajnë shami myslimane dhe recitojnë vargje nga libri i shenjtë Kuran.