Zjarri në rajonin e "Çernobil"-it krijon rrezik nga përhapja e radiacionit

09.07.2015 10:14

Zjarri që veçmë për të nëntën herë ka shpërthyer në rajonin e centralit bërthamor të dëmtuar "Çernobil" në Ukrainë krijoi rrezik nga përhapja e radiacionit të largësive më të mëdha, deklaroi Tatjana Timoçko, shefe e Unionit ekologjik ukrainas, transmeton TASS...

"Zjarri në këtë zonë është shumë i rrezikshëm, veçanërisht gjatë kushteve meteorologjike momentale. Temperatura e lartë e ajrit nxit zjarr. Paraqiten zjarre të reja dhe zjarre të vogla të reja. Rreziku fshihet në atë se gjatë ndezjes së vegjetacionit të thatë dhe të drunjve digjet shtresa e lartë e tokës, ku gjenden të fshehura me vite radionuklide", theksoi Timoçko.

Sipas saj hiri që bartet nga era krijon rrezik nga përhapja e radiacionit në sipërfaqe të mëdha.

Kuptohet koncentrimi i radiacionit  jashtë epiqendrës së zjarrit  mund të jetë në kornizat e lejuara, por në rajonet që janë afër  zjarrit, ai është kërcënim serioz sepse njerëzit mund të konsumojnë prodhime ushqimore të kontaminuara, paralajmëroi ekologjistja.

Më 19 qershor në zonë të vdekur rreth "Çernobilit" është djegur bar  i thatë dhe vegjetacion. Së pari zjarri ka përfshirë 1.300 dekarë, ndërsa tani digjen gjithsej 52 dekarë.