UNHCR: Sirinë e kanë braktisur mbi katër milionë njerëz

09.07.2015 10:17

Prej fillimit të luftës qytetare në Siri nga vendi kanë ikur mbi katër milionë njerëz, që është numri më i madh i refugjatëve për shkak të krizës në 25 vitet e fundit, kumtoi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë...

UNHCR thekson se krahas asaj, edhe 7,6 milionë njerëz janë të zhvendosur në mënyrë interne.

"Ky është numri më i madh i refugjatëve nga ndonjë konflikt", deklaroi komisari i lartë i KB-së për refugjatë, Antonio Guteresh, duke shtuar se atyre u nevojitet mbështetja nga bota sepse jetojnë në kushte të rënda dhe po fundosen në varfëri gjithnjë e më të thellë.

Sipas të dhënave të UNHCR-së vetëm në qershor mbi 24.000 njerëz nga Siria veriore arritën në Turqi. Ata ikën për shkak të luftimeve ndërmjet Shtetit Islamik dhe militantëve kurdë. Në Turqi ka mbi 1,8 milionë refugjatë nga Turqia.