Merkel sot në Serbi

09.07.2015 10:21

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të qëndrojë sot në Serbi...

Ajo ka arritur në Beograd mbrëmjen e së mërkurës ku është pritur nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

Pas pritjes solemne që do të organizohet nga shefi i qeverisë serbe për gjermanen dhe takimin mes tyre, të dy zyrtarët do ta mbajnë një konferencë për media.

Merkel udhëtoi për në Beograd nga Tirana pas një vizite që e zhvilloi në Shqipëri të mërkurën.