Ka filluar takimi Merkel-Nikoliq
09.07.2015 10:27
Takimi në mes të presidentit serb, Tomislav Nikoliç dhe kancelares gjermane Angela Merkel ka nisur sot pak pas 09:00 në Pallatin e Serbisë në Beograd...

Temat kryesore të diskutimit, do të jenë procesi i integrimit të Serbisë në BE dhe mundësia e hapjes së kapitullit të parë të negociatave, bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve si dhe bashkëpunimin në rajon.
Para takimit me liderin serb, gjermanja zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, raporton gazeta beogradase “Blic”.
