Takim afarist Maqedoni-Hungari në Odën Ekonomike

09.07.2015 12:10

Oda Ekonomike e Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambasadën e Republikës së Hungarisë sot organizon takim afarist në suaza të takimit përgatitor të Komisionit të përzjerë për Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të Hungarisë...

Në takim do t'i jepet mbështetje nismës për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim nga ana e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Odës Agrare të Hungarisë, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në këtë sektor.

Do të propozohen edhe masa për progresin e bashkëpunimit mes firmave nga të dy vendet, si dhe bashkëpunimi me odat e tjera rajonale në suaza të Odës Ekonomike të Maqedonisë, fillimisht në sferën e bujqësisë, por edhe në veprimtaritë e tjera karakteristike për ato rajone dhe në kërkesë të kompanive.

Nga ana e Maqedonisë, në takim do të marrin pjesë nënkryetarja e Odës Ekonomike të Maqedonisë Jelisaveta Georgieva dhe bashkëpunëtorët, nga ana hungareze, Levent Maxhar, sekretar shtetëror pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, si edhe Jozhef Bence, ambasador i Hungarisë në Maqedoni.