Në përleshjet në Alepo e kanë humbur jetën 19 civilë

09.07.2015 12:19

Nëntëmbëdhjetë civilë, midis të cilëve pesë fëmijë një grua shtatzënë janë vrarë mbrëmë gjatë bombardimit të armatës siriane dhe të kryengritësve në Alepo, kumtoi Observatori sirian për të drejtat e njeriut...

"Të paktën 19 civilë, midis të cilëve katër fëmijë dhe një grua shtatzënë janë varrë pasi aviacioni ushtarak ka hedhur një fuçi me lëndë shpërthyese ndaj një ndërtese në Alepo. Fuçia ka shpërthyer gjatë kohës së iftarit", deklaroi drejtori i Observatorit Rami Abdel Rahman.

Në pjesën perëndimore të Alepos e kanë humbur jetën katër civilë, 20 janë plagosur, gjatë një sulmi raketor të kryengritësve ndaj lagjes Midana, e cila është nën kontrollin e forcave të regjimit të Bashar al Asadit.