Protestuesit antikinez kanë hyrë në Konsullatën e Tajlandës në Stamboll
Më shumë se 200 protestues turq antikinez mbrëmë kanë hyrë në Konsullatën e Tajlandës në Stamboll për shkak të informatës se në Kinë është deportuar një grup i ujgurëve myslimanë...

Në thirrje të organizatës e cila i mbron të drejtat e komunitetit turkofon në Kinë, protestuesit kanë hyrë në Konsullatën e Tajlandës, me ç'rast e kanë thyer derën e hyrjes dhe dritaret.
Policia turke ka intervenuar dhe ka arrestuar nëntë protestues.
Nga fillimi i muajit të Ramazanit në disa qytete turke janë mbajtur protesta në shenjë të dënimit të politikës kineze ndaj ujgurëve.
Qeveria në Ankara javën e kaluar i bëri thirrje ambasadorit kinez që t'i dënojë kufizimet në Pekin të vendosura ndaj ujgurëve gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Kina i përgënjeshtron citimet e tilla.
Në nëntor të vitit 2014 më shumë se 300 ujgurë me pasaporta të falsifikuara janë arrestuar në Tajlandë derisa kanë ikur nga Kina. Autoritetet turke kumtuan se 173 persona nga ai grup janë pranuar në Turqi.
