Prishtinë, ndryshojnë qëndrim për Specialen
Disa nga deputetët e PDK-së, të cilët javë më parë nuk e mbështetën aprovimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale, pritet të ndryshojnë qëndrim...

Njëri nga nënkryetarët e PDK-së i ka thënë gazetës “Zëri” se deputetët e partisë së tij në të ardhmen do ta mbështesin krijimin e dhomave speciale dhe do të sigurohen votat e nevojshme për aprovimin e saj.
“Besoj se gjatë ditëve të ardhshme shefi i partisë, Hashim Thaçi, do t’i konsultojë deputetët veç e veç, por edhe do të mbahet mbledhja e grupit dhe aty do t’u qartësohen gjërat. Nuk guxojmë të lejojmë edhe njëherë dështimin e Gjykatës Speciale. Kjo do t’iu bëhet e qartë deputetëve dhe prandaj pritet reflektim i gjithë deputetëve”- ka thënë njëri nga nënkryetarët e PDK-së.
Sipas tij, lideri i partisë, Hashim Thaçi, kësaj radhe pritet të jetë më i rreptë në raport me deputetët që nuk e kanë votuar Specialen.
