Vjenë, bisedimet e Iranit në fazën më të vështirë

09.07.2015 12:46

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, thotë se bisedimet për programin bërthamor të Iranit kanë hyrë në fazën më të vështirë...

Duke folur në samitin BRICS, që po mbahet në Ufa, kryeqytetin e Republikës ruse të Bashkorstanit, Ryabkov ka thënë se të gjitha vendet që marrin pjesë në këto bisedime janë duke punuar në propozimet e reja të prezantuara nga Teherani.

Ligjvënësit amerikanë thonë se presidenti, Barack Obama, në një takim me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë u ka thënë se mundësitë për të arritur marrëveshje me Iranin janë 50 për qind.

Afati përfundimtar për arritjen e marrëveshjes është vendosur të jetë 10 korriku. Fuqitë botërore po synojnë që të frenojnë programin bërthamor të Republikës Islamike.