Botë
Në Hungari një person e humbi jetën nga moti i keq, në Austri 100.000 vetëtima në një ditë
09.07.2015 14:12
Në motin e keq që mbrëmë e goditi Hungarinë një person e humbi jetën, ndërsa 29 të tjerë janë lënduar, njoftoi Shërbimi hungarez për situata të jashtëzakonshme...

Një burrë e humbi jetën nga zbrazja elektrike derisa ka zbritur në bodrumin e tij, deklaroi zëdhënësi i Shërbimit për situata të jashtëzakonshme Daniel Mukiç, duke shtuar se shumica e lëndimeve janë shkaktuar nga degët të cilat stuhia i ka thyer nga drunjtë.
Në disa ndërtesa ka goditur rrufeja prandaj ka ardhur deri në zjarr, thekson Shërbimi për situata të jashtëzakonshme.
Valë e të ftohtit dje pasdite e përfshiu edhe Hungarinë me ç'ka përfundoi vala e të ngrotit. Gjatë stuhisë së djeshme era në disa vende arriti shpejtësi prej 110 deri 130 km në orë.
Gjatë motit të keq, të shoqëruar me breshër që e goditi Austrinë, është vërejtur numër rekord i vetëtimave - 91.165 vetëtima, të regjistrua mbi atë vend.
Shumë çati të shtëpive janë dëmtuar, si dhe automjete të cilat kanë qenë të parkuara jasht, ndërsa shumë automobilave breshëri ua ka thyer xhamat./mia
