Maqedoni

Ndihmat sociale rriten për 10%

09.07.2015 14:48

Rreth 30 mijë familje, shfrytëzues të ndihmave sociale, prej sot do t’i marrin ndihmat sociale me rritje prej 10%...

Rreth 30 mijë familje, shfrytëzues të ndihmave sociale, prej sot do t’i marrin ndihmat sociale me rritje prej 10%, tha Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
 
“Edhe pse në program kishim në plan për këtë vit ndihmat sociale t’i rrisim për 5%, në ndërkohë gjetëm forcë dhe mjete që  ndihmat sociale t’i rrisim për 10%. Ne kemi bërë ndryshimet e duhura në Ligjin për mbrojtjen sociale dhe që nga sot në llogaritë e përfituesve të ndihmës sociale, rreth 30.000 familje do të marrin ndihma më të larta sociale”- deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
 
Spasov theksoi se për realizimin  e  rritjes së ndihmave me 10%  janë siguruar 105 milion denarë në nivel vjetor. Ai më tej shtoi se edhe në të ardhmen do t’i kenë prioritet kategoritë e rrezikuara sociale. Ndihma sociale në të holla gjatë viteve të kaluara është rritur për 61,8%.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI