Maqedoni

Qyteti i Shkupit, Stacion për Mbushjen e Automjeteve Elektrike

09.07.2015 15:01

Në Qytetin e Shkupit sot zyrtarisht u lëshua në përdorim Stacioni për Mbushjen e Automjeteve Elektrike

Në Qytetin e Shkupit sot zyrtarisht u lëshua në përdorim Stacioni për Mbushjen e Automjeteve Elektrike, i cili është i vendosur në katin e parë në garazhin “Fallanga maqedonase".
 
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, theksoi se shfrytëzimi i automjeteve elektrike do të jetë në të mirën e qytetarëve në aspektin ekologjik. 
 
“Ky stacion është paraparë për të gjitha llojet e automjeteve, për biçikleta elektrike, për automjete, si dhe për motoçikleta, dhe ka dy priza për mbushje me fuqi prej 22 kilovat. Një automobil elektronik për t’u mbushur i duhen 30 minuta kohë, si dhe me këto automjete harxhimet do të zvogëlohen, gjithashtu parkingu do të jetë pa pagesë deri sa të mbushet automjeti me energji elektrike”- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
 
Një ndër institucionet e para që do t’i shfrytëzon automjetet elektrike do të jetë “Procredit Bank”.
 
Kjo bankë ka blerë 5 automjete të markës “Follsvagen”, që janë plotësisht elektrike.
 
Kësi lloj automjete në të ardhmen për punë administrative do të shfrytëzojë edhe Qyteti i Shkupit. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ