QMBI dhe ISPN, memorandum bashkëpunimi
09.07.2015 15:39
Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional ka nënshkruar Memorandumin për bashkëpunim me Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare (ISPN)...

Ky Memorandum bashkëpunimi i nënshkruar nga kryetarët mr. Muhamed Murtezi, dhe dr. Ylber Sela, përfshin më tepër lëmi, edhe atë: sferën e arsimit dhe shkencës, promovimin e sektorit joqeveritar, organizimin e konferencave dhe trajnimeve, shtypit të botimeve dhe punimeve, si dhe fusha tjera me interes të përbashkët.
Kryetarët e dy organizatave shprehën gatishmërinë e tyre për të filluar me realizimin e pikave të kësaj marrëveshje, me aktivitete dobiprurëse konkrete, në afat sa më të shkurtër kohor.
