Maqedoni
Gostivar, përkujtohen ngjarjet e 9 korrikut 1997
09.07.2015 16:10
Me rastin e ngjarjeve të 9 korrik të vitit 1997 në Gostivar, një delegacion i Komunës së Gostivarit, i udhëhequr nga kryetari, Nevzat Bejta...

Me rastin e ngjarjeve të 9 korrik të vitit 1997 në Gostivar, një delegacion i Komunës së Gostivarit, i udhëhequr nga kryetari, Nevzat Bejta, dhe kryesuesi i Këshillit Komunal, Nasir Musliu, bënë homazhe te varret e tre dëshmorëve të rënë, Nazmi Saliut në Turçan të Vogël, Shpend Iseinit në Forinë dhe Milaim Dautit në fshatin Dobërdoll.
Me këtë rast kryetari, Nevzat Bejta, pasi vendosi tufë lulesh në varret e 3 të rënëve më 9 korrik të vitit 1997, deklaroi se dëshmorët i takojnë kombit dhe mbetet obligim për të gjithë ne që gjeneratë pas gjenerate të përkujtojmë jetën dhe veprën e tyre.
Përveç drejtuesve të Komunës së Gostivarit dhe institucioneve lokale dhe qendrore, në homazhe morën pjesë edhe një delegacion nga Komuna e Vrapçishtit, i udhëhequr nga kryetari, Bajram Kadrija, deputetë të zonës, familjarët dhe të afërmit e dëshmorëve.
