Maqedoni

LSDM: do të ndriçojmë ngjarjet e Kumanovës

09.07.2015 18:04

LSDM¬-ja opozitare sërish sot ka kërkuar përgjegjësi për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në “Lagjen e trimave” në Kumanovë...

Maksim Dimitrievski, kryetari i Komisionit për Mbrojtje të LSDM-së, pyeti: "Kush lejoi që grupe kriminele të hyjnë në zemër të Kumanovës?
 
Pse pushteti nuk ka parandaluar që këto grupe të hyjnë në Maqedoni? Kë mbron Prokuroria Publike që edhe dy muaj pas incidentit hesht për rastin?
 
Pse askush nuk merr përgjegjësi komanduese në shtabin e MPB¬së, të formuar që ta koordinojë operacionin”? 
 
Po ashtu, LSDM akuzoi se për këtë aksion, ku humbën jetën 8 pjesëtarë të policisë, në vend që të ngrihen përgjegjësi, janë shpërblyer persona udhëheqës në Ministrinë e Punëve të Brendshme. 
 
Dimitrieski tha se LSDM do ta ndriçojë këtë rast, ndërsa u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë informacione të kontaktojnë këtë parti.