Botë
Një i vdekur dhe 70 të lënduar nga stuhia në pjesën veriore të Italisë
09.07.2015 18:44
Një person e ka humbur jetën, ndërsa mbi 70 të tjerë janë lënduar pasi mbrëmë një stuhi goditi pjesët veriore të Italisë në rajonin e Venedikut, kumtuan autoritetet në rajonin Veneto...

Dy nga viktimat kanë marrë lëndime të rënda dhe gjenden në spital. Gjithsej 150 njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të dëmeve të shkaktuara materiale.
Për ndihmë në rajonet e rrezikuara janë dërguar 20 ekipe mjekësore dhe dy helikopterë.
Meteorologët parashikojnë bubullima të forta në pjesën veriore të Italisë pas motit të padurueshëm të ngrohtë ditëve të fundit. Temperaturat në pjesën veriore dhe qendrore të vendit arritën 40 gradë Celsius./mia
