Botë
Vala e ngrohtë ka shkaktuar zjarre pyjore në Spanjë
09.07.2015 21:20
Zjarre pyjore kanë përfshirë disa provinca spanjolle dhe i kanë detyruar autoritetet të kryejnë evakuime, ndërsa shërbimet e Bashkimit Evropian...

Zjarre pyjore kanë përfshirë disa provinca spanjolle dhe i kanë detyruar autoritetet të kryejnë evakuime, ndërsa shërbimet e Bashkimit Evropian kumtuan për rrezik jashtëzakonisht të madh nga evitimi i zjarreve të reja, sespe sipas parashikuesve nuk do të ketë ulje të temperaturave.
Në rajonin autonom jugor Andaluzia shërbimet për mbrojtje të popullatës kanë kumtuar se sot kanë shfrytëzuar një aeroplan që ta shuajnë zjarrin në fshatin Luhar në zonën malore Siera Nevada.
Shërbimet informojnë se zjarreth, të cilat sipas disa vlerësimeve kanë përfshirë zonë prej rreth 1.800 hektarë, kanë detyruar 600 persona që t'i braktisin shtëpitë e tyre.
Sipas Ministrisë spanjolle të Bujqësisë nuk ka të dhëna për të vdekur në zjarret, të cilët mbrëmë kanë kapluar edhe pesë provinca spanjolle.
