Maqedoni
Ministri Poposki në Croatia Forum 2015 në Dubrovnik
10.07.2015 09:56
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki sot do të marrë pjesë në forumin e sivjetmë, i dhjeti me radhë, Croatia Forum 2015...

Forumi treditor është në temën "Politika e re e zhvillimit - drejt partneritetit dhe vizionit të përbashkët" ndërsa ministri Poposki do të marrë pjesë në panelin kushtuar "Politikës së jashtme, zhvillimore dhe të sigurisë: lidhshmëria e ndërsjellë dhe varshmëria e ndërsjellë".
Në margjinat e Forumit, pritet Poposki të realizojë takime bilaterale me kolegët e tij të vendeve të Rajonit.
Është paraparë Forumi të jetë si përgatitje për Konferencën e ardhshme ndërkombëtare për financimin e zhvillimit, që do të mbahet në Adis Abeba, në kuadër të planeve zhvillimore të Kombeve të Bashkuara për periudhën pas vitit 2015.
Për herë të parë në forumin e sivjetmë Croatia Forum 2015, do të marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë nga Afrika./mia
