Maqedoni
Një delegacion hungarez për vizitë në LOE
10.07.2015 10:18
Një delegacion i Hungarisë i kryesuar nga sekretari shtetëror për diplomaci në Ministrinë e Punëve të Jashtme...

Një delegacion i Hungarisë i kryesuar nga sekretari shtetëror për diplomaci në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Levent Maxhar sot do të takohet me kryetaren e Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë (LOE), Daniella Arsovska.
Në takimin në të cilën do të marrë pjesë edhe Jozhef Bence, ambasador i Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, do të diskutohet për potencialet për bashkëpunim midis kompanive të dy vendeve për shfaqje të përbashkët në tregjet e përbashkëta, si dhe për mundësitë për organizimin e biznes forumeve dhe takimeve B2B për partneritete konkrete.
Është paraparë t'u jepet mbështetje nismave të LOE për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim me odat ekonomike të Hungarisë, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në më shumë sektorë, turizëm, bujqësi, projekte energjetike dhe infrastrukturore.
LOE e organizon këtë takim në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambasadën e Republikës së Hungarisë./mia
