Maqedoni

Policë dhe prindër do të patrrullojnë në kafenetë në Ohër

10.07.2015 11:11

Nëpunës policorë dhe prindër sonte do të patrrullojnë nëpër objektet hotelierike në Ohër në kuadër të projektit "Patrulla të përziera"...

SPB Ohër kumtoi se bashkë me prindërit të cilët në mënyrë vullnetare janë paraqitur të marrin pjesë në patrullë, krahas nëpunësve policorë do të ketë edhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, të shkollave fillore dhe të mesme, këshillave shkollorë, kryetarë të bashkësive urbane, këshilli i prindërve të institucioneve arsimore, qytetarë të interesuar dhe medie.
 
"Kjo është një mundësi që prindërit të shohin ku dhe në çfarë kushtesh argëtohen të rinjtë, cilat objekte hotelierike i vizitojnë zakonisht, të thyejnë tabu të caktuara në lidhje me gjendjet problematike dhe në një bisedë të drejtpërdrejtë me nëpunësit hotelierikë dhe policorë të marrin informacione se si është ambienti në lokal, çfarë është karakteristike për këtë lokal, cilat janë problemet me të cilat lokalet dhe të rinjtë ballafaqohen", njoftoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
 
Qëllimi i projektit "Patrrulla të përziera" është rritja e shkallës së sigurisë, zvogëlimi i incidenteve të mundshme në vendet ku argëtohen të rinjtë, ngritja e vetëdijes shoqërore për sjelljen e tyre të përgjegjshme dhe respektimi i rregullativës ligjore, përmes aksionit shoqëror që të përforcohet marrëdhënia partnere midis policisë dhe qytetarëve./mia