Botë
FBI parandaloi sulme terroriste
10.07.2015 12:13
Autoritetet amerikane kanë parandaluar sulme të planifikuara për 4 korrik, duke arrestuar mbi 10 persona para festës...

Autoritetet amerikane kanë parandaluar sulme të planifikuara për 4 korrik, duke arrestuar mbi 10 persona para festës, të cilët dyshohet se ishin të inspiruar nga grupi militant “Shteti Islamik”, bëri të ditur drejtori i FBI-së, James Comey.
Në anën tjetër, një burim nga siguria kombëtare tha se edhe nëpër vende tjera të botës simpatizues të “Shtetit Islamik” në Irak dhe Siri gjithashtu janë ndaluar ditëve të fundit.
FBI kishte paralajmëruar forcat e sigurisë që të jenë në gatishmëri për sulme afër datës së festës së pavarësisë së SHBA-së, e cila përkoi me muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit.
