Botë

Kriza financiare në Greqi, gati plani për reforma ekonomike

10.07.2015 12:28

Qeveria greke ka paraqitur propozimin për reforma ekonomike, në një përpjekje për të siguruar një shpëtim të mëtejshëm nga kreditorët e saj ndërkombëtarë...

Një zëdhënës për “Jeroen Diselblem”, i cili kryeson Eurogrupin e ministrave të Financave, tha në mbrëmjen e 9 korrikut se kishte pranuar planin e ri.
 
Detajet për propozimin nuk ishin menjëherë në dispozicion, por kreditorët e Greqisë kanë kërkuar shkurtimin e pensioneve dhe reforma në taksa, në këmbim të një pakete të re shpëtimi.
 
Greqia, që ka një borxh të madh, është e dëshpëruar për një plan të tretë për të shmangur falimentimin dhe ndoshta edhe daljen nga monedha euro.
 
Bankat e shtetit janë mbyllur për disa ditë dhe limiti i tërheqjes së parave nga bankomatet ka qenë vetëm 60 euro.
 
Një samit emergjent, që përfshin 28 shtetet e Bashkimit Evropian, do të mbahet më 12 qershor.