Botë

Lideri i “Al-Kaidës” thirr për sulm ndaj ShBA-ve

10.07.2015 12:59

Lideri i ri i “Al-Kaidës” në Jemen ka bërë thirrje për sulme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 9 korrik, gjatë fjalimit të tij të parë pas marrjes së komandës...

Qassim al-Raymi mori komandën e “Al-Kaidës” pas Nasser al-Wuhayshit në Gadishullin e Arabisë, pasi Wuhayshi u vra nga një sulm ajror i ShBA-ve muajin e kaluar.

Vdekja e Wuhayshit është parë si një shpërthim i madh për grupin militant në Jemen, që nga Shtetet e Bashkuara konsiderohet si dega më e rrezikshme e “Al-Kaidës”.

Në fjalimin e tij Raymi lavdëroi Wuhayshin, u betua për besnikëri ndaj liderit të “Al-Kaidës”, Ayman al-Zawahiri, dhe bëri thirrje për sulm ndaj ShBA-ve.

"Ju amerikanë, sa më shumë njerëz na i vrisni, aq më të vendosur bëhemi. Secilin lider që ju e vrisni, ka zëvendësim për të”- tha Raymi, përmes një audio incizimi, vërtetësia e të cilit nuk mund të verifikohej menjëherë.