Maqedoni

Vaksina për pneumoni streptokokale, e dobishme për fëmijët me imunitet të dobët

10.07.2015 14:17

Ministria e Shëndetësisë është furnizuar me vaksina të reja për pneumoni streptokokale, e cila nuk do të jetë e obligueshme...

Vaksina është paraparë për fëmijët nga 6 javë deri më 5 vjet dhe për fillim Ministria për Shëndetësi ka siguruar 3000 vaksina.
 
Prindërit e interesuar duhet t’i drejtohen shërbimit për imunizim në vendbanimin e tyre dhe për 10 ditë do të ftohen për t’i vaksinuar fëmijët. 
 
“Kjo vaksinë mbron nga sëmundje që shkaktohen nga bakteria streptokok, siç janë: pnumonia, ndezja e mushkërive të bardha, ndezja e veshit, bronkiti, format më të rënda siç janë sepsa, meningitis, artritis, në veçanti tek fëmijët që kanë imunitet të dobët”- tha ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
 
Sipas Todorovit, me këtë vaksinë Ministria e Shëndetësisë është furnizuar për shkak të interesimit të madh të prindërve. 
 
“Të dhënat tregojnë se mbi 2000 fëmijë në vit në Maqedoni sëmuren nga plumonia bakteriale dhe në 90% të rasteve shkaktarë është streptokokus pnumonia. Rreth 100 fëmijë sëmuren nga ndezja e veshit dhe në 90% e rasteve shkaktarë është streptokoka”- tha ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
 
Sipas përvojës së pedijatrëve, terapia për largimin e streptokokës është e stërzgjatur për sa i përket marrjes së antibiotikëve dhe shpeshherë është e nevojshme edhe shërimi spitalor.
 
Infeksioni mund të përsëritet dhe nëse nuk trajtohet në kohë mund të shkaktojë pasoja në shëndetin e fëmijës.
 
REJHANE BUSHI-METAJ