Ekonomi

Ministria e Ekonomisë nënshkruan memorandum për diversifikim të gazit natyror

10.07.2015 14:39

Ministria e Ekonomisë nënshkruan memorandum për qasje të përbashkët për realizimin e diversifikimit të gazit natyror...

Ministri Neziri theksoi se me këtë projekt do të mundësohet që Maqedonia të sjellë gaz prej vendeve të ndryshme, pasi që tani shfrytëzohet dhe në një mënyrë është e varur vetëm prej gazit rus.  
 
“Nënshkrimi i memorandumit, që nënshkruhet sot, ofron që Maqedonia nëpërmjet 2 projekteve të cilat ne i kemi dhënë në Komisionin Evropian t’i mundësohet që të ketë edhe 2 kyçje tjera, ajo është kyçja me Greqinë dhe me Bullgarinë, që në një mënyrë do të mundësohet që të shfrytëzohet edhe gazi nga Azerbajxhani, nga Deti i Zi përmes Rumanisë, si dhe gazi nga Greqia”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
 
ERSAN PAJAZITI